Gëzimi i familjes Guri për ardhjen e djalit emigrant vetëm para pak ditësh nga Greqia, është ndërprerë nga fenomeni i gjakmarrjes, ende prezent në zona të thella të vendit, siç është edhe ngjarja e mbrëmjes së djeshme në fshatin Bardhaj të Shkodrës.
Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së këtij qarku, bëjnë me dije se rreth orës 20:15, janë dëgjuar krisma armësh, të cilat janë shoqëruar me britmat e familjarëve të familjes Guri. Ndërsa po rrinin në dhomën e ndjenjës, pjesëtarët e kësaj familjeje janë qëlluar me pistoletë nga jashtë dritares së banesës.