Tregu i vjetër rom i ndodhur në lagjen "5 maji" është shkrumbuar nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm. Tregtarët dyshojnë se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme duke e lidhur ngjarjen me funskioninim e tregut të ri, i cili ndahet me një mur nga tregu i vjetër. Tezgat e këtij tregu nuk shfrytëzoheshin nga tregtarët pasi pretendojnë se taksa që duhet të paguajnë është e papërballueshme.