Politikanët e Kosovës dhe Shqipërisë për Xhaferin

2015-08-21 1

Për të nderuar jetën dhe veprën e të ndjerit Arbër Xhaferi, në qytetin e tij të lindjes kishin ardhur përfaqësues të shumë subjekteve politike nga Shqipëria e Kosova. Pozitë dh opozitë, sot të gjithë ata politikanë që anketuam vlerësuan lartë veprën e Arbër Xhaferit. Ish kryeministri i Shqipërisë Pandeli Majko tha për ALSAT M se Arbër Xhaferi ishte një rilindës dhe humbjen e tij e cilësoi të pazëvendësueshme.
"Kemi humbur dikë të cilin me plotë gojë mund ta quajmë rilindas. Një pasardhës të rilindjes kombëtare sepse realisht ishte një njeri i cili pavarësisht se mbante emrin politikan, emër jo shumë i respektuar si profesion midis shqiptarëve, diti të ruajë standardin e vet dhe të rithemelojë atë që unë e konsideroj si patriotizmin e ri të shqiptarëve, një patriotizëm që është i nevojshëm si gjaku për trupin, jo vetëm këtu në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri dhe në të gjitha trevat shqiptare. Në këtë pikëpamje mendoj se sot jemi realisht të pikëlluar nga një humbje thuajse të pa zëvendësueshme", deklaroi Pandeli Majko, ish kryeministër i Shqipërisë.
Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti tha për ALSAT M se Arbën Xhaferi ka lënë një vepër të jashtëzakonshme për gjithë shqiptarët, vepër që shtrihet si në rrafshin politik e organizativ, ashtu edhe në atë teorik e socio-kulturor.
"Arbën Xhaferi, përveç kontributit të madh është edhe humbje e madhe për ne, për shkak të potencialit të tij të madh, kapacitetit të jashtëzakonshëm intelektual i cili nuk pushoi as atëherë kur e kaploi sëmundja e rëndë. Arbën Xhaferit nuk ka mundur askush asnjëherë t'ia ndërrojë mendjen për shkak se ai, mendimet i ka pasur shumë të thella dhe gjërat i ka pasur të menduara mirë. Ai ka qenë dijetar në politikë", u shpreh Albin Kurti, lideri i 'Vetëvendosje'.
Zv/kryeministri i Shqipërisë Ilir Meta dhe shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Shqipërisë Astrit Patozi thanë se shqiptarët kanë humbur një politikan të madh.
"Unë jam i bindur se Arbën Xhaferi ka lënë një trashëgimi mjaft të vyer e cila do të shërbejë jo vetëm për të kujtuar atë por edhe për të pasur në konsideratë gjithmonë urtësinë e tij, vizionin e tij, mençurinë e tij për faktorizimin e shqiptarëve përmes një politike të mençur", tha Ilir Meta, zv/ kryeministër.
"Sot japim lamtumirën një shqiptarit të madh, ikja e parakohshme e Arbën Xhaferit nuk ishte humbje e pa zëvendësueshme vetëm për familjen e tij, nuk ishte humbje e pa zëvendësueshme vetëm për forcën politike që e themeloi dhe e udhëhoqi për vite me radhë, nuk ishte humbje e pa zëvendësueshme vetëm për shqiptarët e Maqedonisë, por besoj që ishte e tillë për mbarë hapësirën shqiptare të mendimit politik", theksoi Astrit Patozi, kryesues i grupit parlamentar të PD-së.
Përfaqësuesi i AAK-së Daut Haradinaj gjithashtu tha se vdekja e Xhaferit është një humbje e madhe për gjithë shqiptarët kudo që jetojnë ata.
"Fakt që shqiptarët e kanë humbur një ideolog të madh, një mësues të demokracisë po, fatbardhësisht ideja e tij, puna e tij, angazhimi tij do të ...