Masa të shtuara sigurie, ndalesa dhe sanksione janë ndërmarrë në të gjitha pikat kritike të vendit ku mund të paraqiten zjarre. Masat e reja u bënë të ditura sot nga qeveria.
"Për shkak të fluksit të njerëzve, do të përforcohen kontrollet nëpër të gjitha pikat kritike. Policia pyjore do të veprojë dhe do të angazhohet maksimalisht deri në kapacitetin e fundit. Situata do të ndiqet edhe me mjete fluturuese. Në kuadër të aksionit për parandalimin e zjarreve do të përfshihet edhe MPB-ja", deklaroi Aleksandar Gjorgjiev, zëdhënës i Qeverisë.
Gjorgjiev gjithashtu informoi se në gjithë vendin vazhdojnë të jenë aktive 3 zjarre, në Jasen, Radushë dhe Çashkë kurse për momentin nuk ka rrezik në kryeqytet dhe vendbanime të tjera.
"Këshilli koordinues kryen hetime në terren çdo ditë, dhe në bazë të tyre janë zbuluar 3 arsye kryesore për paraqitjen e zjarreve...së pari është faktori njëri, i cili i vë flakën shkurreve dhe kullotave. Së dyti, një pjesë e zjarreve shkaktohen gjatë prerjes së paligjshme të pyjeve, dhe së treti, zjarre shkaktohen në interes të biznesit, që pas tyre të mblidhen kërpudha të llojit 'Smërça' e cila në treg ka çmim të lartë", tha Aleksandar Gjorgjiev, zëdhënës i Qeverisë.
Nga Qeveria theksuan se ndalesa në pyje do të vazhdojë për të gjithë qytetarët, por përjashtim bëjnë vetëm vizitat e turistëve të prenotuara më herët, të cilët shoqërohen nga persona të autorizuar të ndërmarrjes pyjore. Valmir Kuçi