Plaku kamikaz në Australi

2015-08-21 2

Një plak 80 vjeçarë nga Australia ka ecur në drejtim të kundërt 12,5 kilometra me makinën e tij, në të cilën kishte edhe rimorkio. Duke vozitur kështu, plaku i quajtur kamikaz, mund të shkaktonte ndonjë tragjedi. Shkaktar i kësaj drame të pazakontë është Ronald Xhekson i cili gjatë gjithë jetës së tij ka bërë vetëm një shkelje trafiku, para 30 vitesh. Avokati i tij pohon se Xheksoni ka përjetuar një atak kardiak të lehtë, ndaj edhe ka vozitur ashtu.
"Ai asnjëherë nuk ka bërë gabim më parë. Tani ka disa probleme shëndetësore. Nuk duhet të vozitë më", u shpreh Ronald Xheksonit.
Për të ndaluar udhëtimin së prapthi të 80 vjeçari, policia rrugore u detyrua të mbyllte një nga korsitë e rrugës. Pas kaosit, është vendosur që plakut t'i hiqet përjetësisht patenta e makinës. Çuditërisht, Xheksoni ka qenë shofer i zoti. Ai e kishte marrë patentën para 63 vjetësh. Bojana Simonoviq