Dy motra janë përplasur për vdekje, ndërsa e plagosur ka mbetur nëna e tyre, pasi një automjet i ka aksidentuar mbi trotuarin ku ato kryenin shëtitjen e zakonshme të mbrëmjes.
Ngjarja e rëndë që ka shokuar qytetin e Elbasanit ndodhi mbrëmjen e djeshme. Viktimat janë dy motrat Vjola dhe Baftjare Hekurani, përkatisht 19 dhe 21 vjeç, ndërsa e plagosur në gjendje të rëndë është nëna e tyre Merita Hekurani që është e shtruar në spitalin kirurgjikal të qytetit.