Siri, zhvillohet beteja përfundimtare për Alepon

2015-08-21 6

Alepo digjet. Ky është informacioni i përbashkët i palëve ndërluftuese, por askush nuk dorëzohet në komunikatat -- kush kontrollon pjesën më të madhe të këtij qyteti të rëndësishëm sirian. Mediat shtetërore njoftuan se forcat qeveritare pas luftimeve të ashpra me kryengritësit morën kontrollin e plotë të zonave strategjike në qytet.
Sipas një zyrtari të sigurisë, të paktën 20 mijë trupa janë në lagjen Salahedin dhe numri i kryengritësve është rreth tetë mijë. Komandanti kryengritësve mohoi se janë tërhequr nga zona Salahedin për shkak të presionit nga tanket e ushtrisë dhe automjetet e blinduara. Organizata për të Drejtat e Njeriut, Amnesti Interneshenel, ka dënuar përdorimin e armëve të rënda. Imazhet e saj satelitore tregojnë më shumë se 600 kratere nga predha artilerie në Alepo dhe në Anadanin fqinj. Sipas aktivistëve të Amnesti Interneshenel, në zjarrin artilerik janë vrarë të paktën 12 njerëz. Një grup tjetër i kryengritësve sirian që gravitojnë rreth Damaskut tha se luftëtarët e tyre kishin vrarë një gjeneral rus, i cili ishte i punësuar si këshilltar ushtarak në Ministrinë e Mbrojtjes të Sirisë për operacionet e forcave qeveritare në rajonin Guta.
Megjithatë, gjenerali Vladimir Petroviç Kuzheev, sot u takua me gazetarët në Ministrinë e Mbrojtjes të Rusisë dhe i mohoi njoftimet rreth vdekjes së tij. Ndërkohë, mbreti i Jordanisë Abdullah II me një deklaratë pesimiste në lidhje me fatin e Sirisë. Sipas tij, dështimi për të mbajtur kontrollin mbi gjithë Sirinë, presidenti sirian Bashar Asad mund të shkon me "Planin B" dhe të përpiqet të formon shtet të pavarur alevit. Abdullah II tha se ky është skenari më i keq, sepse zbatimi i kësaj ideje do të thotë praktikisht shpërbërjen e Sirisë dhe pastaj të gjithë fqinjët do të duan të marrin pjesë nga territori i saj. Alsat-M

Free Traffic Exchange