Tiranë, duan t'i prishin banesën Familja: S'dalim pa na paguar

2015-08-21 2

Një familje prej 5 anëtarësh nuk pranon të largohet nga banesa e planifikuar për t'u shembur për të ndërtuar rrugën e re "Hasan Sufa", pranë Brrylit në Tiranë.

Prishja e shtëpive është pjesë e planit për ndërtimin e segmentit të ri rrugor i cili pritet të përfundojë në muajin tetor do të lidh unazën, Bulevardi "Bajram Curri" me rrugën "Ali Demi", por kryefamiljari Shaban Plasa pretendon se nuk është kompensuar njësoj si 9 familjet e tjera të cilat tashmë janë zhvendosur nga banesa.