PLD, kushtetutshmëria e rregullores së KRRE-së

2015-08-21 0

Partia Liberal Demokrate zyrtarizon idenë për ngritjen e një iniciative në Gjykatën Kushtetuese, të vlerësimit të kushtetutshmërisë së punës së Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE). Ky hap i PLD-së pasoi miratimin nga KRRE-ja të një rregulloreje të re e cila parashikon shtrenjtim të ngrohjes termike si dhe pagesë retroaktive edhe për ata që kanë qenë shkëputur nga sistemi. Për këtë qëllim, PLD ftoi qytetarët, sektorin joqeveritar si dhe Avokatin e Popullit që të mbështesin këtë iniciativë të tyre.
"PLD-ja do të ngrejë iniciativë për kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e këtyre rregullave dhe gjithashtu do të kërkoj nga Gjykata kushtetuese kornizë kohore që të ndalojë përkohësisht këto vendime deri në shpalljen e vendimit përfundimtar. PLD-ja, vazhdimisht në 10 muajt e fundit, kundërshton punën e paligjshme të komisioni dhe u bën thirrje të gjithë qytetarëve, sektorit joqeveritar, subjekteve politike të pushtetit dhe opozitës, që ta mbështesin në këtë qëllim, së bashku edhe odat ekonomike, sindikatat dhe sektori jo-qeveritar. Gjithashtu, i bëjmë thirrje edhe Avokatit të Popullit që të arsyetojë epitetin i popullit dhe të japë kontribut për ndalimin e këtyre aktiviteteve", tha Zoran Shapuriç, LDP.
Shapuriç e vlerësoi të palogjikshëm vendimin e KRRE-së, në prag të festave të Ilindenit. Ai madje u shpreh se qytetarët e Maqedonisë paguajnë energji elektrike 20 % më shtrenjtë se të gjitha vendet e rajonit. Ai shtroi pyetjen, nëse qytetarë e Maqedonisë kanë të ardhura më të mëdha se qytetarët e vendeve të rajonit apo jo? Bedri Rexhallari

Free Traffic Exchange