Kryetari i parlamentit Trajko Veljanovski nga Pelinca e Kumanovës bëri thirrje për unitet më parë për ta çuar vendin para dhe për të vazhduar ëndrrën dhe idenë e dy Ilindenëve. 'Përgjegjësia për zhvillimin e vendit është më e madhe se sfarëdoqoftë dallimi tjetër që ekziton dhe ndan qytetarët, ka theksuar Veljanovski.
"Shtëpia e Maqedonisë është ndërtuar, obligimi ynë është ta mbrojmë prandaj nevojitet bashkim si asnjëherë më parë. Bëj thirrje që përfundimisht t'i lëmë dallimet pas nesh, të jemi të bashkuar rreth përparimit, të shtrijmë dorën për të bërë edhe më shumë dhe më mirë, të qëndrojmë të gjithë nën flamurin e lirisë dhe Maqedonisë prosperuese ", deklaroi Trjako Veljanovski, kryetar I parlamentit.
Karakteri multi-etnik, multi-kuturor dhe multi-konfesional është theksuar edhe në manifestin e Krushevës dhe dokumentet e KAÇKM-së. Dy Ilindenët sipas Veljanovskit vunë themelet e shtetit të Maqedonisë ndërsa lufta jonë siç u shpreh ai duhet të vazhdoj drejt zhvillimit, prosperitetit dhe jetës më të mirë për qytetarët. Nuk ekzistojnë heronj të vegjël apo të mëdhenj, janë të njejtë ata që kontribuojnë për lirinë e Maqedonisë, vleëroi kre u i Kuvendit.
"Nga Pelinca së bashku duhet të themi se identiteti ynë është rrënja e jetës, gjuha jonë është ajo që na dallon nga të tjerët. Të fuqishëm dhe të bashkuar vazhdojmë të bëjmë më shumë pasi rrugë tjetër nuk ekziston . Sot detyra jonë është ta anëtarësojmë Maqedoninë në BE dhe NATO. Bashkimi është rruga e vërtetë. Dëshiroj të porosisë se nëse nuk ka bashkim nuk ka as përparim. Ilindeni është luftë për liri, sot luftojmë për përparim", tha Trajko Veljanovski, Kryetar i Parlamentit.
Në manifestimin në Pelincë morën pjesë edhe lideri i LSDM Branko Crvenkovski, ministra, përfaqësues të ARM-së, kori diplomatik dhe qytetar të shumtë. Nga partitë shqiptare ishte i pranishëm zëvendësministri i arsimit nga rradhët e BDI-së, Safet Neziri ndërsa nga opozita shqiptare nuk kishte asnjë përfaqësues. Gjyltene Rexhallari