Filloristët më aktivë se nxënësit e Shkollave të mesme

2015-08-21 0

Në bazë të një hulmtimi të kryer nga Ministria e Arsimit dhe Byroja për zhvillimin e arsimit thuhet se nxënësit e arsimit fillor janë më aktiv dhe prezent në klasë sesa ata të shkollave të mesme, posaçërisht të shkollave me drejtime profesionale . Qëllimi i hulumtimit është zbulimi i metodave të reja të mësimit dhe shmangia e metodave të vjetra ku në të shumtën e rasteve nxënësit vetëm dëgjojnë mësuesit e tyre dhe nuk zhvillojnë asnjë aktivitet tjetër mësimor. Hulumtimi është realizuar nga muaji prill deri në muajin qershor ndërsa janë përfshirë 2670 nxënës të arsimit fillor dhe 1643 të arsimit të mesëm. "Nga ky hulumtim dalin rekomandime për nevojën e inkurajimit të nxënësve që ta kuptojnë mësimin si proces në të cilin ata duhet të jenë pranishëm në mënyrë aktive. Rol të madh kanë edhe mësuesit, andaj rekomandohet që qysh gjatë kohës së studimeve, në fakultetet pedagogjike, para se të bëhen mësues, duhet të bëjnë më shumë orë praktikë në shkollë", tha Vesna Hrvatoviq, drejtore e Byrosë për zhvillimin e arsimit.

Free Traffic Exchange