Osmani: 'JO koalicionit PDSH-LSDM'

2015-08-21 1

Lideri i RDK-së Rufi Osmani nuk do të bashëkëpunoj me asnjë nga partitë e mëdha politike në zgjedhjet e ardhshme lokale. Ai me këtë ka refuzuar ftesën që një ditë më parë i bëri publikisht lideri i PDSH-së Menduh Thaçi, që Osmani ti bashkëngjitet koalicionit LSDM-PDSH. Osmani paralajmëroi se subjekti i tij në zgjedhjet lokale do të del si koalicion opozitar shqiptar së bashku me DR-në dhe BDSH-në e Bardhyl Mahmutit. Ai tha se RDK-ja nuk ka pretendime të fitojë vetëm Gostivarin por edhe më tepër. "Në këto zgjedhje në synojmë shumë më tepër se fitorja në Gostivar dhe dëshirojmë tu argumentojmë konkurrentëve tonë se ne nuk jemi parti lokale, nuk jemi parti e vogël dhe se jemi parti me objektiva nacionale, politike në kuptim të realizimit të aspiratave për barabarësi të popullit shqiptar. Parë nga ky këndvështrim përgjigja është afirmative, ne vazhdojmë rrugën tonë, ndërsa personit në fjalë dhe të tjerëve urojmë që të realizojnë përfundimisht një prognozë të saktë, pasi deri tash gjithmonë kanë qenë të gabuar në prognozat e tyre vizavi rezultateve zgjedhore" , tha Rufi Osmani, Kryetar i RDK-së. Osmani tha se RDK-ja ka qëndrim ndryshe vizavi koalicionit PDSH-LSDM duke e quajtur këtë koalicion konjuktural politik me cilin partitë tentojnë të ndihmohen reciprokisht që të fitojnë në ato komuna ku janë të rrezikuar. Osmani thotë se nëse vazhdon koalicionin me Partinë Demokratike Turke në Gostivar do të fitojë në rrethin e parë, në të kundërtën atëherë do të bashkëpunojë me njërën nga partitë shqiptare. "Nëse RDK-ja arrin që të ruan në Gostivar, krahas këtij blloku që përmenda edhe bashkëpunimin me Partinë Demokratike Turke me cilën kemi pas një bashkëpunim korrekt, ne pretendojmë që në Gostivar të fitojmë që në rrethin e parë, nëse nuk do të realizohet ky bashkëpunim me Partinë Demokratike Turke atëherë ne do të duhet ti nënshtrohemi edhe ciklit të dytë zgjedhor me njërin nga blloqet që i përmendët", tha Rufi Osmani, kryetar i RDK-së. Rufi Osmani tha se votat e partisë së tij do të jenë vendimtare për fitoren e shumë kandidaturave edhe të partive tjera për rrethin e dytë zgjedhor. Ai paralajmëroi se shumë shpejtë do t'i bëjë publike edhe emrat e kandidatëve për kryetarë komunash, ndërsa siç tha befasia më e madhe do të jetë kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës. Shkëlzen Aqifi