Nëse për 10 ditë, drejtori i "Hekurudhave të Maqedonisë-Transport" Oliver Derkovski nuk i pranon në tryezë anëtarët e Sindikatës së Pavarur të stafit mekanik, ata do të ngrihen në protesta duke ndaluar qarkullimin e trenave. Anëtarët e këtyre sindikatave ankohen se shtypen, janë shënjestër e mobingut në vendet e punës, dhe po shkelet Ligji për Siguri dhe Shëndetësi gjatë punës. Kryetari i sindikatës tha se Derkovski çdo ditë jep vendime për teprica teknologjike dhe përzënie nga puna. "Është paradoksale, dhe Drejtori ka për detyrë të tregojë se si në një kompani jepen vendime për teprica teknologjike, sipas kritereve që vetëm ai i di. Nga ana tjetër, punësohet staf i ri, pavarësisht faktit se në Shoqërinë aksionere 'Transport" kemi 30 % më shumë të punësuar. Drejtori ka për detyrë të tregojë se me çfarë kriteresh punësohen punëtorët në SHA "Transport". Ja lista e të punësuarve të rinj që është dorëzuar tek Drejtori, në repartin e zhvendosjes së trenave, dhe poshtë është nënshkruar drejtori i SHA "Transport"-it", tha Risto Pejovski, Sindikata e Pavarur e stafit mekanik. Drejtori Derkovski iu kundëropërgji akuzave të sindikatës, duke thënë se nuk ka çfarë të bisedojë me sindikatë, e cila është jo-përfaqësuesi pasi numëron pak anëtarë. Ai verifikoi vendimet për shkurtime nga puna si tepricë teknologjike, por një vendim i tillë i është dhënë vetëm të punësuarve të cilët, kanë qenë vetëm 18 muaj larg daljes në pension. Derkovski hodhi poshtë akuzat për punësime të reja dhe mobing ndaj punëtorëve. Për kushtet e këqija, sindikalistët përmes një letre janë ankuar edhe tek ministri Mile Janakievski, por prej atje nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Verica Pavllovska