Vazhdojnë përplasjet BDI-PDSH

2015-08-21 0

BDI dhe PDSH vazhduan sot episodin e dytë të telenovelës me Elenovskin, dhe shqipen që ai foli në Komisionin për Politikë të Jashtme, teksa prezantoi kandidaturën për ambasador në Belgjikë. Sipas BDI-së, një gjë e tillë paraqet meritë. Ata reaguan se PDSH-ja shfaq shenja inferioriteti, dhe vetëm kjo e arsyeton gjuhën e ulët që përdor në komunikim.
"Të gjitha që PDSH-ja i përmend në kundërsulmin e ulët, janë produkt i inferioritetit dhe servilitetit të tyre që ne e çrrënjosëm nëpërmjet imponimit të vullnetit të shqiptarëve dhe shpalljes së pavlefshme të gjithë projektet mono-etnike ose nëpërmjet ndërprerjes së plotë të tyre dhe dhënies së karakterit multi-etnik. Por, për fat të keq, humbja e jetës nuk mund të përmirësohet e as të kthehet. Këtë, pikërisht e bëri kasaphana sepse me keqardhje të thellë përkujtojmë se kasaphana e vitit 2008 la një var dhe disa të plagosur..."Deputet e Partisë Demokratike Shqiptare folën shqip, dhe morrën përgjigje nga ambasaadori I ri në gjuhën shqipe ne parlament sepse këtë jua mundësoi Bashkimi Demokratik për Integrim", deklaroi Bujar Osmani, BDI.
Nga BDI iu kundërpërgjigjën sërish idesë së Thaçit, elaboruar këto ditë mbi ndryshime të mu8ndshme kushtetuese që fituesit nga të dy blloqet, të bëjnë qeverinë. Nga BDI-ja theksuan se janë për bashkëpunim ndëretnik, nëse ai nuk cenon parimin e dyfishtë.
"Ne jemi për bashkëpunime ndëretnike të formave të ndryshme por asnjë mënyrë bashkëpunimi nuk do të lejojmë që të prishë parimin e legjitimitetit të dyfishtë i cili është krijuar dhe imponuar pas vitit 2001. Çdo qeveri e ardhshme do të përfaqësohet nga dy parti të cilat do të fitojnë legjitimitet te populli i vet", u shpreh Bujar Osmani, BDI.
Akuzat e ndërsjella mes partive shqiptare BDI-PDSH u tensionuan pas prezantimit të punës një vjeçare të qeveris. Gjyltene Rexhallari

Free Traffic Exchange