Kreu i Policisë bashkiake Florenc Hoxha refuzon për herë të tretë të paraqitet para Avokatit të Popullit. Ky institucion, po kryen hetime pas pretendimeve të komunitetit rom, se gjatë operacioneve të policisë bashkiake për të ndaluar mbledhjen e mbetjeve të materialeve të riciklueshme, është ushtruar dhunë.