Odat Ekonomike shprehen rreth bilancit të punës së Qeverisë

2015-08-21 3

Autostradat duhet të jenë parësore nëse duam rritje ekonomike dhe mjete financiare nga eksporti. Kështu vlerësojnë përfaqësues të Odave ekonomike duke komentuar deklaratën e djeshme e kryeministrit Nikolla Gruevski se më të rëndësishme janë rrugët rajonale sesa ato magjistrale. Një krahasim i këtillë sipas Odës ekonomike të Maqedonisë veriperëndimore është sikur të thuash Liga e Maqedonisë në futboll është më e mirë Premier Lig angleze.
"Projektet e filluara dhe ato që janë në realizim janë të mirëseardhura gjithmonë në rast se ato kontribuojnë në të mirën dhe zhvillimin e ekonomisë, por duhet të reagojmë se siç janë mjetet e siguruara nga banka evropiane për investime 100 milion që në fakt nuk shkojnë deri te biznesi për shkak të infrastrukturës ligjore të dobët si dhe projektet tjera infrastrukturore që janë më shumë të fokusuara në projekte rajonale ose lokale nuk janë masat e duhura për nxitjen e zhvillimit të ekonomisë, në fakt qeveria duhet të vazhdon në projekte infrastrukturore siç janë autostradat të cilat realisht do e shkurtonin kohën e transportit të mallrave dhe do e nxitnin zhvillimin e ekonomisë, do ët thotë do të nxitnin eksportin e produkteve të ndryshme ndaj vendeve perëndimore", deklaroi Fatmir Bytyqi, kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore.
Bytyqi thotë se përpos autostradave edhe kapitali i freskët është i rëndësishëm sikurse investimet në energjetikë dhe gazifikimi me çka vendi do të ketë burime më të lira energjetike, e me këtë edhe më konkurrente. Ndërkaq, nga Lidhja e Odave ekonomike të Maqedonisë vlerësojnë se përpos rrugëve magjistrale të rëndësishme janë edhe ato rajonale.
Sipas kryetarit të Odës, Mitko Aleksov rrugët rajonale janë të rëndësishme në mënyrë që të ndërlidhen mjediset rurale me qytetet, si dhe të zhvillohet turizmi. Aleksov vuri në dukje se Qeveria duhet të vazhdoj në të ardhmen me ndërtimin e rrugëve magjistrale sidomos korridoreve 8 dhe 10.
E derisa qeveria lëvdohet me atë që ka punuar, sipas të dhënave zyrtare të Entit shtetëror të statistikës tani dhjetë muaj me radhë Maqedonia shënon rënie të prodhimtarisë industriale. Nga qeveria thonë se ndonëse gati 1 vit ekonomia po fundoset, në vend nuk pati recesion. Rënia e prodhimit industrial ishte shkaktuar nga jashtë, përkatësisht për shkak të krizës debitore në Evropë, porositë nga dita në ditë kanë shënuar ulje. Sipas zëdhënësit të Qeverisë, Aleksandar Gjeorgjiev, nëse do të ketë nevojë Qeveria në mënyrë plotësuese do të intervenoj. Verica Pavlloska

Free Traffic Exchange