Misioni 'ISAF', kthehen 149 ushtarët e ARM-së

2015-08-21 1

Janë kthyer sot nga misioni paqësor ISAF në Afganistan, 149 ushtarët e armatës së Maqedonisë të Brigadës së parë të mekanizuar këmbësorike të cilët për gjashtë muaj, në Kabul ishin të vendosur në përbërje të komandës britanike, ndërsa kanë siguruar bazën kryesore të NATO-s, me ç'rast u janë ndarë mirënjohje të shumta për punën e tyre.
"Për ne si ministri Armatën e Maqedonisë dhe për tërë Maqedoninë është një ditë e suksesshme pas një misioni paqeruajtës ndërkombëtar. Misionet e këtilla Maqedoninë gjithnjë e më shumë e bëjnë një vend të promovuar që do paqen si ë kuadër të vendit poashtu edhe në misionet paqeruajtëse ndërkombëtare", deklaroi Fatmir Besimi, Ministër i Mbrojtjes.
Komandanti i brigadës, Muharem Muharem, shprehet i kënaqur nga ky mision edhe pse rrëfen momente të vështira që paraqisnin rrezik për jetën e ushtarëve.
"Siçdo mision edhe ky yni kishte sfidat e veta mirëpo me një angazhim të mirë 6 mujor arritëm tja dalim dhe të marrim lëvdatat më të larta nga shtabi i përgjithshëm i forcave të NATO-s dhe gjenerali amerikan Alen. Kemi pasur moment të vështira rrezik atje ekziston 24 orë mirëpo rreziku më i madh që kemi pasur ka qenë kur baza ka qenë e sulmuar nga jashtë" Muharem Muharemi, komandant.
Ndryshe ky është rotacioni i 21 me radhë i vajtjes së ushtarëve të ARM-së, në misione paqëruajtëse nëpër botë, me çka numri i atyre që kanë qenë pjesë e këtij misioni arrin afër 3000 ushtarë. Bashkim Sulejmani