Cërvenkovski: 'Gruevski me politikën e tij mbron interesat e Greqisë'

2015-08-21 0

Qeveria e Gruevskit e jo opozita është ajo që mbronë intersat e Greqisë dhe dëshmi për këtë është pozita ndërkombëtare në të cilën gjendet Maqedonisë. Kështu Lideri i partisë më të madhe opozitare Branko Cervenkovski i është përgjigjur pretendimet se opozita punon kundër interesave të shtetit. Kreu i LSDM-së tha se është shumë pak i njoftuar me vizitën e sekretarit të përgjithshëm të OKB Ban Ki Mun në Maqedonia por tha se koha do të dëshmojë nëse ajo do të jepe rezultate në drejtim të zhbllokimit të procesit integrues
"Unë promovoj qëndrimet dhe interesat e popullit të Maqedonisë dhe qytetarëve të saj. Atë që mendoj se është më e mirë për këtë popull, për këta qytetar, për këtë shtet e bëj haptazi dhe me sinqeritet. Tani pas 6 vjet qeverisje të Gruevskit shoh se çfarë ai promovon, çfarë politike zbaton dhe në cilin nivel të ulët në planin ndërkombëtar gjendet vendi ynë. Nëse disa çështje me dashje apo pa dashje , qëllimisht ose pa qëllim i mbrojnë interesat greke, ajo është qeveria në krye me Nikolla Gruevskin", tha Branko Cervenkovski, kryetar i LSDM.
Cërvenkovski është prononcuar edhe për kandidaturat dhe bashkëpunimin politik në zgjedhjet e ardhshme lokale. Për dallim nga bashkë partiakët e tij që u ofruan mbështetje partive tjera për Kërçovën, Cervenkovski ka ofruar mbështetje edhe në komunat tjera, por vetëm me kusht nëse ku kandidati do të gëzonte mbështetjen maksimale nga qytetarët e asaj komune.
"Nëse në Kërçovë, Strugë ose diku tjetër ekziston ndonjë person që është i kapshëm dhe i pranueshëm nga gjithë qytetarët dhe nëse ne në bazë të kësaj i japim mbështetje, ne nuk na pengon t'i japim përkrahje edhe VMRO-DPMNE-së, por nëse ekziston një person i tillë", tha Branko Cervenkovski, kryetar I LSDM.
Në pyetjen nëse do të prishet koalicioni pas paralajmërimeve për arrestimin e ish kryeministrit Lupço Georgievski, Cervenkovski tha se nëse ndodh kjo atëherë ajo do të paraqes motiv shtesë për bashkimin e gjithë atyre që angazhohen për shtet juridik dhe demokraci. Komentet u bënë në Ohër në kuadër të fushatës " Verë pune" ku LSDM ka promovuar ri-kandidimin e kryetarit aktual të Ohrit, Aleksandar Petreski. Nga VMRO-DPMNE e quajtën ofendim ri-kandidimin e Petreskit për shkak se siç theksojnë ata ai simbolizon 8 vjet qeverisje korruptive, të masakrës urbane dhe të mungesës së investimeve në Ohër. Gjyltene Rexhallari