Qeveria vendos reciprocitet me Kosovën

2015-08-21 1

Qeveria e Maqedonisë do të bëjë doganimin e dy tipave të prodhimeve nga Kosova. Gjatë 200 ditët në vazhdim uji i ambalazhuar nga ky vendi fqinjë do të doganohet me 40%. Gjatë kësaj periudhe me 15për qind do të doganohen gypat e salduar që nuk janë me prerje të tërthortë. Kjo është përgjigjja e Qeverisë të Maqedonisë për zbatimin e doganës për çimenton nga Prishtina zyrtare. Këto dy vendime prej sot do të hyjnë në fuqi, pasi që ishin të shpallura në "Gazetën Zyrtare". Deri te kjo luftë tregtare me njërin ndër partnerët më të rëndësishëm të Maqedonisë, erdhi pasi Kosova para disa javësh solli vendim që çimentoja që importohet të doganohet me 35%. Me këtë doganim, çimentoja e Kosovës e cili kushton 80 euro për një ton, në territorin e Kosovës kishte çmim konkurrues me atë Maqedonisë, e cili shitej 60 euro për një ton. Nga Ministria e ekonomisë thonë se me Prishtinën janë në bisedime, prej nga kanë marrë përgjigje se shumë shpejt dogana do të abrogohet, por do të bëhet aplikimi i kuotave.
"Nëse autoritetet kosovare tërheqin vendimin për doganimin e çimentos me 35 për qind atëherë Qeveria e republikës së Maqedonisë menjëherë do ta tërheq vendimin për reciprocitet për dy produktet në fjalë", deklaroi Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë.
Nëse qeveria e Kosovës do të aplikoj kuota a do të bëj të njëjtën edhe qeveria e Maqedonisë?
"Atëherë vendimi i Qeverisë së republikës së Maqedonisë do të jetë i njëjtë me atë vendim të cilin do ta sjellin edhe autoritetet e qeverisë Kosovës", tha Hoxha.
Ndryshe, Maqedonia dhe Kosova eksportojnë çimento me vlerë prej 24 milion euro, ndërsa tek ne importohet ujë nga Kosova me vlerë prej 1,7 milion euro dhe gypa me vlerë prej 2 milion euro. Qeveria e Maqedonisë ndërmori këto masa, sepse Kosova shkeli marrëveshjen për bashkëpunim ekonomik CEFTA, mirëpo është e gatshme të tejkaloj problemet, sepse shteti i Kosovës në vjet eksporton mall prej 400 milion dollarësh, ndërsa importojmë vetëm 20 milion. Sipas informacioneve të medieve nga Kosova, vendimi i ministres të ekonomisë Mimoza Kusari Lila për aplikimin e doganimit të çimentos ka sjell në rrezik koalicion qeveritar në Prishtinë. Kryeministri Hashim Taçi ka qenë i tmerruar nga ky vendim, i cili sipas ligjeve të Kosovës, nuk duhet të kaloj edhe në qeveri por mund ta miratoj vet ministrja. Pasi sjelljes së vendimit është kërkuar dorëheqje e ministres, mirëpo për shkak të koalicionit të gjatë qeveritar situata është qetësuar. Në akuzat që transmetohen në mediat kosovare thuhet se pas vendimit të Kusari- Lilas qëndron interese të biznesit personal për mbrojtje të prodhuesit privat kosovar të çimentos. Goran Temenugov