Shkencëtarët krijojnë meduzë nga miu

2015-08-21 2

Miu është bërë meduzë. Një grup shkencëtarësh i Universitetit amerikan -- Harvard, duke përdorur qelizat e zemrës së miut, arritën që të krijojnë një meduzën artificiale. Bio-inxhinierët, së pari studiuan hollësisht fizionominë e meduzave, dhe pastaj me ndihmën e silikonit dizajnuan klonin e tij. Pasi produkti ishte gati, e mbuluan atë me një shtresë qelizash të gjalla nga zemra e miut. Në fund nëpër to, futën impulse elektrike që shkaktojnë tkurrje dhe relaksim të qelizave të zemrës. Kështu, imituan lëvizjet e meduzave të vërteta dhe organizmi lëviz nëpër ujë. "Morfologjikisht, krijuam meduzën, por gjenetikisht ai është mi", shpjegojnë biologët. Qëllimi përfundimtar i projektit është krijimi i zemrës artificiale, e cila në të ardhmen, sipas nevojës, mund të zëvendësojë zemrën e sëmurë e njeriut.
"Ideja na erdhi kohë më parë. Konstatuam se lëvizjet e meduzës janë shumë të ngjashme me ato që i bënë zemra teksa punon. Ne mbeti vetëm që ta përdorim këtë fenomen", deklaroi Kit Parker, udhëheqës i projektit.
Sistemi i ri quhet "Meduzoid" dhe në përgatitjen e tij janë përdorur edhe shumë programe kompjuterike për përcaktimin e saktë të frekuencës së rrahjes së zemrës. Petar Bllazhevski

Free Traffic Exchange