Qeveria ndan 45 milion euro për ndërtimin dhe rinovimin e shkollave

2015-08-21 1

132 shkolla fillore dhe të mesme në 49 komuna në mbarë Maqedoninë do të marrin një pamje të re. Për 3 vjet ato do të ndërtohen dhe rinovohen, dhe projekti do të kushtojë 45 milionë euro ose nga 15 milion euro për çdo vit, duke filluar nga sivjet, njoftuan nga Qeveria. Do të kryhen 192 rikonstruksione, do të rregullohen dritaret, tualetet, dyshemetë, instalimet për ngrohje.
"Tashmë ka filluar procedura për zgjedhjen e kompanive ndërtimore që do të bëjë projektimin e punimeve, procedurë që duhet të përfundojë deri në fund të korrikut të këtij viti. Në rajonin Verilindor, Lindor dhe të Vardarit do të përfshihen 36 shkolla, në rajonin Jugperëndimor dhe Juglindor 21 shkolla, në rajonin e Pellagonisë dhe të Pollogut 33 shkolla dhe në rajonin e Shkupit 42 shkolla. Investimet do të shpërndahen në të gjithë territorin e Maqedonisë, në komuna të ndryshme, pavarësisht nga përbërja e popullsisë apo përkatësia politike e kryetarit të komunës", tha Aleksandër Gjorgjiev, zëdhënës i Qeverisë.
Pas zgjedhjes së projektuesit duhet të hartohen projektet dhe të hapet procedura për zbatuesin e punimeve ndërtimore. Tashmë janë siguruar mjetet financiare, thonë autoritetet. Sipas tyre, qëllimi i projektit është krijimi i kushteve bashkëkohore për zhvillimin e procesit mësimor. Nga Qeveria njoftuan se në fazën përfundimtare është edhe ndërtimi i shkollës së re fillore në lagjen "Aerodrom", i shkollës së re të mesme në Shuto Orizarë dhe shkollës "Strasho Pinxhur" në Vevçan. Për këto shkolla që janë ndërtime krejtësisht të reja pritet që procedura të përfundojë më së voni në Tetor, kurse investimi është rreth 3.5 milion euro. Shkolla në Çair do të përfundojë në fillim të vitit tjetër dhe për të janë ndarë rreth 1 milion euro. Ndërkaq, për në tetor është planifikuar dhe kompletimi i kompleksit të ri të konviktit të studentëve "Stiv Naumov". Bojana Simonoviq

Free Traffic Exchange