1055 kandidatë për polic kanë kaluar fazën e parë të konkursit, prej tyre 876 meshkuj dhe 179 femra. Kështu njoftoi ministrja e brendshme Gordana Jankullovska pa dhënë detaje për numrin e kandidatëve të përkatësive etnike. Por Alsat-M mëson se në kuadër të numrit prej 1055 kandidatëve për polic, shqiptar janë vetëm 92, pre tyre 2 femra dhe 90 meshkuj e cila llogaritur në përqindje nënkupton shifrën prej më pak se 9 për qind. Për tu plotësuar norma kushtetuese për përfaqësim të drejtë dhe adekuat prej 25 për qind do të duhet që në fazën e dytë të gjithë 92 kandidatët shqiptar të pranohen. Nëse do të jetë kështu duhet pritur selektimi final nga ky konkurs për polic. Ndërkohë sipas Ministres së Brendshme me rëndësi është që në këtë numër ka përfaqësues edhe të bashkësive etnike dhe pret që ky balans të mbetet deri në fund të konkursit. Jankullovska edhe njëher ka potencuar se duhet të respektohen rregullat e konkursit dhe respektimi i dispozitave kushtetuese.
"Në këtë moment unë nuk i kam përqindjet por në këtë numër prej 1055 kandidatë ka përfaqësues nga të gjitha bashkësitë etnike. Siç mund të shihni numri është 3 herë më madhë nga numri i policëve që mund të pranohen në këtë konkurs ashtu që edhe deri në fund të konkursit pres që të mbahet ai balans i përkatësisë etnike të kandidatëve pasi u vërtetua se është e drejtë qasja ku më me rëndësi është që të plotësohen kushtet ligjore gjegjësisht kriteret e konkursit megjithatë në kuadër të dispozitave kushtetuese mundet dhe duhet të mbahet llogari edhe për përkatësin etnike të kandidatëve", tha Gordana Jnakullovska, minsitre e brendshme.
Deri në seleketimin final kandidatët duhet të kalojnë edhe fazat tjera. Tani fillon faza e dytë që parasheh testim me shkrim në kuadër të të cilit përfshihen testet psikologjike, testi i përgjithshëm arsimor dhe aftësia për të shkruar ese. Pas kësaj faze vijojnë fazat tjera si kontrollimi i gjendjes shëndetësore dhe intervistat. Gjyltene Rexhallari