Si tentativë për të përzierë vajin në ujë, ose të bësh bashkë natën me ditën. Kështu e komentojnë koalicionin më të ri mes LSDM dhe PDSH analistet Gordana Siljanovsja dhe Alajdin Demiri. Sipas tyre në Maqedoni gjithçka është e mundur përfshirë edhe koalicion si ai i djeshme mes Thaçit dhe Cërvenkovskit, i orientuar nga një arsye e vetme, lufta për pushtet. Ata thonë se koalicioni nuk do të ketë sukses, përveçse do të zbusë retorikën mes tyre.
"Në Maqedoni nuk ka koalicione natyrale, tek ne aq shumë kundërshtohen interesat sa që tentativa është sikur të bashkoni ditën me natën. Por si duket në politikën maqedonase është gjithçka e mundur . Është e qartë se bëhet fjalë për koalicion jo vetëm për interesa politike por dhe personale .. Nëse kujtoni retorikën dhe analizoni programin e këtyre partive, shumë vështirë do të mund të gjeni diçka të përbashkët.Ky koalicion është tentativë për të përzierë vajin me ujin, dhe në Maqedoni ka pasur shumë të tilla.... nuk besoj se do të korrë sukses përveç faktit se ata që deri dje ishin armiq tani do të flasin ndryshe për njëri tjetrin deri në zgjedhjet e ardhshme apo deri te zënka e parë", tha Gordana Siljanovska, analiste.
"Koalicionimi i PDSH-së me LSDM, në prag të zgjedhjeve lokale është një dëshmi se në politikë nuk ka moral dhe çdo gjë është e mundur. Ky koalicionim në rend të parë është i dy liderëve të dëshpëruar e që kërkojnë shpëtim me cilindo qoftë çmim, mirëpo në esencë do kenë problem sepse gjithë atë armiqësi që njëri tjetrit ja krijuan, vështirë do e kenë tash t'i relaksojnë marrëdhëniet, vështirë do e kenë ta bindin edhe elektoratin e vetë, shkaku se plagët e urrejtjes janë përçuar në elektorat dhe me këtë koalicionim ata do kenë vërtetë problem me partitë e veta", u shpreh Alajdin Demiri, analist politik.
Analistët nuk e përjashtojnë mundësinë që zgjedhjet lokale të jenë test për këtë koalicion, për të kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare. Gjyltene Rexhallari