PDSH në koalicioni me LSDM

2015-08-21 0

Partia Demokratike Shqiptare në zgjedhjet e ardhshme lokale do të koalicionoj me opozitën maqedonase, respektivisht LSDM-së. Dy blloqet opozitare do të mbështesin njëra tjetrën në ato komuna ku në epërsi është kandidati i njërës apo partisë tjetër politike. Për këtë qëllim sot edhe ishte mbajtur Kuvendi Qendror i PDSH-së i cili i dha mbështetje marrëveshjes mes dy liderëve partiak Thaçi dhe Cërvenkovski.
"Kuvendi qendrorë i PDSH-së sot morri qëndrim që në zgjedhjet e ardhshme lokale të mbështes marrëveshjen mes kreut të PDSH-së dhe kreut të LSDM-së për mbështetje reciproke të kandidatëve, që do të thotë se në Komunat ku nuk mundë të fitojë LSDM-ja, do ta mbështesë kandidatin e PDSH-së, kurse në komunat ku nuk mundë të fitojë kandidat shqiptarë PDSH-ja do mbështesë kandidatin e LSDM-së", deklaroi Luan Tresi, zëdhënës i PDSH-së.
Koalicionimi mes PDSH-së dhe LSDM-së para mbledhjes partiake ishte paralajmëruar edhe nga Kryetari i Kuvendit, Arbër Xhafer ndërsa një gjë e tillë nuk është përjashtuar as nga lideri i LSDM-së, Branko Cërvenkovski i cili në prononcimet e fundit për mediat nuk kishte pohuar e as përgënjeshtruar takimin me kryen e PDSH-së, Menduh Thaçi. Cërvenkovski pat deklaruar se opozita maqedonase është e gatshme të bashkëpunojë me të gjitha partitë opozitare shqiptare me qëllimin e vetëm rrëzimin e qeverisë aktuale të Gruevskit.
Nga ana tjetër kryetari i Kuvendit të PDSH-së, Arbër Xhaferi ka komentuar edhe përsëritjen nga ana e ish kryeministrit Lubço Georgievskit të propozimit të tij të vitit 2001 për ndarjen e Maqedonisë. Xhaferi tha se idetë e këtilla aktualizohen kur mungojnë zgjidhjen konkrete për problemet me të cilat ballafaqohet Maqedonia.
" Kur nuk kemi zgjidhje konkrete për problemet me të cilat ballafaqohet Maqedonia sigurisht se mendimet të tilla dalin. Zoti Georgjievski për dallim prej liderëve tjerë politik është pak më i drejtë dhe flet hapur për një pyetje për të cilët bisedohet në çdo shtëpi të Maqedonisë, apo rrethe, vetëm se bisedat e tilla janë jo-formale. Ai hap një çështje e cila tanimë ekziston në Maqedoni sidomos kur çështjet e mëdha ende nuk janë zgjidhur, siç është çështja me Greqinë, me fqinjët tjerë me politikën opozitare dhe me etnitetin opozitar. Unë deri më tani kam dhënë qëndrime me shkrim se cili është mendimi im për këtë çështje", deklaroi Arben Xhaferi, Kryetar i Kuvendit Qendror të PDSH-së
Ideja për shkëmbimin e territoreve mes Maqedonisë, Shqipërisë dhe Serbisë u paraqit për herë të parë në opinion nga ish kryeministri Georgievski sipas të cilit Maqedonia do të hiqte dorë nga Tetova, Gostivari dhe Dibra në këmbim të disa territoreve rreth Prespës me Shqipërisë.Bashkim Sulejmani

Free Traffic Exchange