Bogovinë, kryetari nuk realizon premtimet

2015-08-21 0

Shkolla fillore në fshatin Siniçan, kanalizimi, rrugë dhe trotuare të parregulluara janë disa nga projektet të cilat, megjithë premtimin gjatë fushatës zgjedhore nga ana e kryetarit të Komunës së Bogovinës Hazbi Idrizi, ende nuk janë realizuar. Arsyetimi si zakonisht është; mungesa e mjeteve për realizimin e projekteve, ndërkohë që parapara ALSAT ai thekson se disa projekte nuk i ka përmendur kurrë si premtime në fushatë.
"Unë besoj se i kemi realizuar gati të gjitha projektet që i kemi premtuar, ka projekte që janë realizuar dhe që fare nuk i kemi përmend, që të jem më konkret nuk kam thënë gjatë kampanjës se do rinovojmë 7 apo 8 shkolla, apo do të sjellim në gjendje më të mirë procesin edukativo-arsimor. Ne nuk kemi thënë se do bëjmë 7 apo 8 rrugë, ne kemi thënë se do përmirësojmë infrastrukturën, ne nuk kemi thënë se do bëjmë sheshe e trotuare pa numër, ne kemi pasur program dhe kemi folur konkretisht, pra ka raste kur kemi dalë jashtë asaj që ka qenë e premtuar. Ne ndërtojmë një shkollë të mesme, është në fund 'Jahja Qemal', ne ndërtojmë një fushë sporti që nuk kemi thënë se do e bëjmë, dhe është një fushë sporti që ndërtohet me standarde të larta. Pra punët nuk na dalin keq sepse janë realizuar projekte shumë kapitale, kemi mbajtur llogari gati për të gjithë vendbanimet, kështu që mund të them se relativisht ka qenë mirë, sepse nuk besoj që ka vend në asnjë mënyrë që dikush të shprehet se ka një rezultat absolute apo kënaqësi absolute" , u shpreh Hazbi Idrizi, kryetar i Komunës së Bogovinës.
Por banorët nuk mendojnë kështu. Ata shprehen se edhe ato pak investime, janë bërë në mënyrë selektive, dhe në disa fshatra premtimi nuk është mbajtur aspak.
"Në Kamjan s'ka punu hiç, ka rrugë edhe shumë, edhe në Bogovinë s'ka punuar, ka rrugë ka tjera punë plot të bëj".
"Për mendimin tim hiç fare, e para parkingun këtu nuk e ka bë, për të shkuar nga këtu në Zherovjan është rrezik i madh duhet të bëj trotuare, zebra të ketë më së paku tre se këtu rrezik i madh është për këmbësorët".
Më të revoltuar janë banorët e fshatit Siniçan, fshat ky me mbi 300 shtëpi që ende nuk ka një shkollë fillore. Gjatë fushatës parazgjedhore, kreu i Komunës premtoi para banorëve se ky projekt ishte i domosdoshëm dhe do të realizohej.
"Kryetari i komunës shumë na premtoi por asgjë nuk ka bë, na premtoi shkollën dhe disa gjëra tjera por asgjë nuk ka bë" .
"Si mungesë e parë është shkolla ajo është baza, pastaj infrastruktura dhe shumë tjera".
"Asgjë s'ka realizuar te ne, ato premtojnë ama nuk i bëjnë asnjëherë".
Për këtë kërkesë të Sinicanasve, kreu i Komunës ende jep shpresë duke u arsyetuar se mandati i tij ende nuk ka mbaruar.
"Ne projektin e përpiluam në kohë, aplikuam tek Ministria e Arsimit gjithnjë buxhet komunal kemi ndarë kur është në pyetje shkolla e Sinicanit mbi 30 00 euro për ta filluar dhe rifilluar apo për të bërë një projekt të përbashkët me ministrinë. Është në pyetje çështja e financave. Unë ndaj mendimin me të gjithë ata që e kërkojnë ne e kemi premtua...

Free Traffic Exchange