Policia Bashkiake dhune mbi romet qe mbledhin kanaçe

2015-08-21 4

Vend grumbullimi ku romët depozitojnë mbeturinat plastike (shishe plastike e kanacce) që mbledhin nga kazanët e plehrave të Tiranës, gjatë ditës së sotme është shndërruar në një vend "përleshje" mes policisë bashkiake dhe romëve. Rreth orës 11:00 të mesditës, në pikën e grumbullimit që ndodhet pas burgut 313, tek shinat e stacionit të trenit, ka mbërritur kreu i policisë bashkiake Florenc Hoxha i shoqëruar me dhjetra policë bashkiake, një fadromë dhe një kamion i madh, të cilët, pavarësisht kundërshtimeve të forta të romëve dhe të pronarit që kishte këtë pikë grumbullimi janë futur brenda saj dhe kanë marrë motorat që ndodheshin në atë moment në këtë pikë grumbullimi dhe mbeturinat. Madje, në këtë pikë ka pasur edhe një "përleshje" mes kreut të policisë bashkiake Hoxha, i cili ka nxjerrë shkopin e gomës dhe ka filluar t'i ofendojë ata dhe vetë romëve. Ndërkohë që disa prej romëve të pranishëm në këtë moment tensioni kanë regjistruar gjithccka, pamjet të cilat u disponon Shqiptarja.com dhe A1REPORT.

Free Traffic Exchange