Ministri i transportit dhe lidhjeve publikoi shpallje me të cilin do të shpërndahen 91 banesa sociale në Shtip. Sipas ministrit Mile Janakievski, kjo thirrje publike për shpërndarjen e banesave për të cilat mund të konkurrojnë fëmijët pa prindër mbi moshën 18 vjet, shfrytëzuesit e asistencës sociale, personat e goditur nga fatkeqësitë elementare, personat me invaliditet, romët me përkujdesje sociale, prind i cili kujdeset për fëmijë të mitur dhe personat e varfër, është një pjesë e realizimit të programit qeveritar. Megjithatë, sot doli në shesh se pikërisht në këtë pjesë, Qeveria nuk e mban premtimin e dhënë në vitin 2009. Atëherë, në betimin se deri në vitin 2016 do të investohen 8 miliardë euro në infrastrukturë, thuhej se deri në fund të vitit 2012 do të ndërtohen 1.100 banesa sociale.
"Është ndryshuar dinamika. Këtë e planifikojmë deri vitin 2014", ka deklaruar Mile Janakievski ministër për transport dhe lidhje.
Në konferencën për shtyp u shpjegua se në periudhën 2007-2011 janë ndërtuar 339 banesa sociale dhe me 91 banesat të cilat do të shpërndahen në Shtip, numri i përgjithshëm arrin në 430. Edhe pse deri më tani nuk janë ndërtuar as gjysmat e banesave të planifikuara sociale, prej 1100 banesave fillestare, Janakievski sot rriti numrin dhe paralajmëroi se deri në afatin e ri gjegjësisht deri në vitin 2014 do të ndërtohen madje 1753 banesa sociale.
Qytetarët e Shtipit në shpalljen për banesa sociale do të mund të konkurrojnë gjatë 45 ditëve të ardhshme.Goran Temenugov