Maqedonia përfshihet nga moti i nxehtë

2015-08-21 5

Deri kah mesi i Korrikut temperaturat do të shkojnë nga 35 në 41 gradë celsius. Paralajmërimi vjen nga Endit Hidrometeorologjik. Sinoptikania kujdestare, Kostadinka Arsovska, thotë se për shkak të temperaturave të larta, indeksi ultra vjollcë gjatë periudhës së ardhshme do të jetë i madh dhe për këtë arsye qytetarët rekomandohen që më pak të qëndrojnë jashtë në periudhën prej orës 10 deri në orën 18 orë.
"Sipas alarmit të vendosur meteorologjik, pritet që temperaturat ti takojnë të ashtuquajturës fazë të verdhë të rrezikut. Kjo do të thotë se duhet të kihet kujdes gjatë ekspozimit të drejtpërdrejtë në rrezet e diellit. Vlerat e temperaturave maksimale në pjesën më të madhe të vendit do të kalojnë 35 gradë celsius, kurse përgjatë rajonit të Povardaries dhe në juglindje të Maqedonisë temperaturat do të sillen ndërmjet 38 dhe 41 gradë celsius. Në rajonin e Shkupit, temperaturat maksimale do të jenë deri në 39 gradë celsius. Ndërkaq në rajonin e Ohrit dhe Prespës rreth 34, kurse në Dojran rreth 38 gradë celsius", deklaroi Kostadinka Arsovska, sinoptikane kujdestare.
Arsova thotë se pas dite mund të ketë ndryshim të motit dhe reshje të shiut, por vetëm në viset e larta edhe atë të martën dhe të enjten. Ndërkohë për shkak të temperaturave të larta, Ministria e Shëndetësisë doli me rekomandime që të mos konsumohet ushqimi i yndyrshëm dhe i rëndë, pastaj të pihen më shumë lëngje, kurse të sëmurët kronikë t'i respektojnë rekomandimet e mjekut dhe të marrin terapi të. Por pavarësisht temperaturave të larta, mga ndihma e shpejtë thonë se nuk ka pasur rritje të numrit të thirrjeve për ndërhyrjen e tyre. Verica Pavloska

Free Traffic Exchange