Prej nesër vapë e madhe në Maqedoni

2015-08-21 1

Nga nesër vendi pritet të jetë nën ndikimin e masës së ngrohtë nga Afrika Veriore që nënkupton se do të ketë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë si dhe indeks të lartë ultra vjollcë UV. Temperaturat do të arrin deri në fazën e cila paraqet rrezik për shëndetin e njerëzve. Nga java e ardhshme temperatura në disa vende pritet që të arrijnë edhe 40 gradë celsius. Komisioni pranë ministrisë së shëndetësisë në bashkëpunim me institucionet tjera kompetente po ndjek situatën rreth rreziqeve për shëndetin e qytetarëve nga temperaturat e larta. Ministria e shëndetësisë ka njoftuar se të gjitha institucionet shëndetësore janë në gjendje gatishmërie dhe se disponojnë me kapacitete të mjaftueshme për tu ballafaquar me numrin eventual të qytetarëve që do të pësojnë nga vapa e madhe. Për shkak të temperaturave të larta edhe më tej mbesin në fuqi rekomandimet e përgjithshme për mbrojtjen e shëndetit të popullatës, të qëndrohet në hapësira të mbyllura, të mbahet veshmbathje e lehtë dhe e ndritshme, të konsumohet sasi më e vogël e ushqimit kryesisht pemë dhe perime si dhe të konsumohet sasi e madhe e lëngjeve. Për shkak të temperaturave të larta dhe mundësisë së rritjes për helmim nga ushqimet rekomandohet larja e obligueshme e prodhimeve bujqësore dhe kopshtare para përdorimit dhe konsumimi i ushqimit menjëherë pas përgatitjes. Gjyltene Rexhallari