Ish-presidenti serb, Boris Tadiç, ka shtrënguar duart me dy kryeministrat shqiptarë të Ballkanit, Sali Berisha dhe Hashim Thaçi, gjatë samitit të Dubrovnikut ku po merr pjesë në cilësinë e një lideri partiak pasi zyrtarët serbë nuk ndjekin zyrtarisht punimet e tij.
"Takimi që Tadiç po evitonte ndërsa president i Serbisë, po ndodh sot", shkruan e përditshmja e Zagrebit "Vecernji List". Ndërsa burime nga Kryeministria në Tiranë konfirmojnë se Tadiç i ka dhënë dorën edhe shefit të qeverisë shqiptare.
"Ndonëse Tadiç është një ish-president, ai mbetet politikani i rangut më të lartë që takohet me Kryeministrin e Kosovës në një samit ndërkombëtar", nënvizoin gazeta kroate.