Deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski, heq dorë nga padia kundër gazetares së javores 'Fokus', Jadranka Kosotova. Për Milloshovskin është e rëndësishme se e vërteta ka dal në shesh që sipas tij është lufta më e mirë kundër shpifjes. Vendimi gjyqësorë dhe e drejta gjyqësore është shumë më e rëndësishme se vetë dënimi në të holla, u shpreh Milloshovski. Vendimi i Milloshovski u mirëprit edhe nga kreu i shoqatës së gazetarëve Naser Selmani duke thënë se përfundimet të këtilla parasheh edhe marrëveshja e arritur kohë parë me qeverisë dhe SHGM-së për çkriminalizimin e shpifjes.
"Unë kam sjellë vendim të mos kërkoj kompensim material për dëmin e shkaktuar nga ana e të dënuarës Jadranka Kosotova. Ekziston gjyq i shkallës së parë, i shkallës së dytë dhe gjykata supreme, por më i rëndësishëm është gjyqi i ndërgjegjes, sjelljes së moralshme, e vërteta, informimi objektiv që të mund në gazetari të arrijmë standarde më të mira, sepse konfirmimi i të së vërtetës është ilaçi më i mirë për luftë kundër shpifjes", deklaroi Antonio Milloshoski, deputet i VMRO-DPMNE-së
"Instrumenti më i mirë për të luftuar shpifjen është e vërteta, do të thotë që gjykatat konstatojnë nëse ndonjë gazetarë ka bërë ndonjë shpifje ose ka ofenduar dikë, mirëpo të mos kërkohen kompensime të larta astronomike, sepse në këtë mënyrë kufizohet liria e shprehjes. Do të thotë edhe ligji që ne e kemi harmonizuar me qeverinë ka këtë qëllim, që kompemnzim material për shpifje dhe ofendim të ketë atëherë kur shpifja është bërë me tendencë", tha Naser Selmani, kryetar i SHGM. Alsat-M