Karrige bari, muzikë, valltare në shtyllë dhe një përzgjedhje e ndryshme e pijeve janë vetëm një pjesë e ofertës në repertorin e barit të ri të ndërtuar nga kompania "Tinkmodo". Por, e gjithë kjo aspak nuk do të dallohet nga lokalet e tjerë të natës në qoftë se bari i përmendur nuk ndodhet disa metra nën ujë. Gjendet në Nju Jork, kurse paraqet promotorin kryesor të fushatës lokale për promovimin e sahateve të qëndrueshëm ndaj ujit. Objekti është ndërtuar në fund të një pishinë shumë të madhe. Vizitorët, përveç argëtimit standard mund të marrin pjesë në turneun në pikado, kurse pija e preferuar mund të erëzohet edhe me biseda. Lokali ka orar të plotë pune, kurse frekuentimi i tij është i shkëlqyer. Që të mund të kënaqet në ambientin e klubit nënujor, çdo vizitor merr së pari pajisje të veçantë, e cila përveç që mundëson furnizimin me oksigjen, ka peshë të mjaftueshme për ti mbajtur vizitorët në karriget e barit. Fushata për sahatet "Tehnomarin" do të zgjatë disa muaj. Petar Bllazhevski