'Todor Aleksandrov', pa 'bekimin' e Komunës

2015-08-21 6

Komuna e Kisella Vodës nuk ka aprovuar vendimin e vendosjes së përmendores së Todor Aleksandrovit në territorin e saj. Tërë ideja se si do të ndërtohet një përmendore, në të cilën do të tregohet vojvoda maqedonas ishte e autorit Mile Bërsevski, bëri të ditur kreu i komunës Marjan Gjorçev. Ai konfirmoi se skulptura që paraqet vojvodën e panjohur në kalë, kurse në të një pjesë e opinionit e njohu vojvodën e shekullit të XIX-të dhe gjysmës së parë të shekullit të XX-të, Todor Aleksandrov, është personi i zgjedhur nga autori, të cilit iu caktua detyra që të punojë përmendoren e tillë.
"Askund në vendimin e Këshillit nuk qëndron se si quhet kalorësi. Edhe vet përbërja e komisionit që ishte i përbërë jo vetëm nga anëtarët e brendshëm, por edhe nga anëtarë të jashtëm, arkitektë dhe ndërtimtarë të shquar, vetë vendimi dhe vetë modelet ishin kalorës. Me rëndësi ishte pozita e kalorësit, me rëndësi ishin rrobat që duhet ta reflektojë vojvodën maqedonas. Kurse, tani, vendimi i autorit se kush do të jetë ai, që, në këtë rast -- supozohet në opinion se është Todor Aleksandrov -- është vendim i autorit i cili e punoi përmendoren", tha Marjan Gjorçev, kryetar i komunës së Kisella Vodës.
Ndërkaq, Gjorçev konfirmoi se në ish zyrën ku ka punuar prapa tij qëndronte fotografia e Todor Aleksandrovit, revolucionar nga Maqedonia i cili u deklarua si bullgarë, por që ka luftuar për shtetin e pavarur maqedonas. Sipas qëndrimeve personale të Gjorçevit, ai ishte kreu i historisë maqedonase që e ka bashkuar opsionin e majtë dhe të djathtë politik.
"Pas meje qëndronte fotografia e Todor Aleksandrovit në periudhën e viteve 96 deri më 98, kur unë isha kryetar i komunës Kisella Vodë, por ky është përcaktimi im personal dhe intim dhe me atë që po ndodh sot nuk ka asgjë", deklaroi Marjan Gjorçev, kryetar i komunës së Kisella Vodës.
Gjorçev konfirmoi se vitin e ardhshëm përsëri do të kandidohet për postin e kryetarit të komunës së Kisella Vodës. Sa i përket asaj që është përmendur në librin autobiografik të Lubço Georgievskit, në të cilin autori thotë se Gjorçev do të fitonte Gruevskin nëse nuk do të ishte lobimi i tij, kreu i komunës së Kisella Vodës tha se ky ishte qëndrimi personal i Georgievskit. Sipas Gjorçevit, Gruevski në mënyrë legjitime u zgjodh kryetar me shumicën e madhe të votave në parti. Bojana Simonoviq