Emrat e shkollave, procedura askund!

2015-08-21 0

Inciativa e Komunës së Çairit për ndryshimin e katër emrave të shkollave fillore assesi nuk mund të arrijë për shqyrtim në duart e ministrit të Arsimit Pançe Kralev. Këtë e dëshmoi vet ministri Kralev duke thënë se akoma nuk ka shqyrtuar kërkesat e shkollave të Çairit për ndryshimin e emrave. Ai madje ka shtuar se iniciativat e këtilla janë të shumta, pasi në ministri cdo ditë arrijnë rreth 20 kërkesa të këtij lloji. Ministri Kralev nuk përmendi se mund të jetë pengesë për të sjellë një vendim të këtillë, emri I ish ushtarit të UCK-së Imri Elezit, të cilin emër duhet ta mbaj shkolla fillore "Nikolla Vapcarov".
"Nuk duhet të shikohet vetëm një rast ndaras. Kur do të arrijnë për shqyrtim të gjitha statutet atëherë Ministria do të deklarohet për të gjitha. Unë kam thënë disa herë në opinion se në Ministri cdo ditë arrijnë 10 ose 20 statute të ndryshme dhe jo cdoherë janë për ndryshimin e emrave. Ndonjëherë janë kërkesa për ndryshimin e emrave, por shpesh herë janë kërkesa për ndryshime të caktuara të statutit. Kur do të arrijnë për shqyrtim statutet e Komunës së Çairit atëherë do të shqyrtohen në tërësi duke përfshirë edhe emrin. Në këtë moment nuk mund ta ndaj njërën nga tjetra dhe të them se ka ose nuk ka bazë për ndryshim", deklaroi Pançe Kralev, ministër I arsimit.
Ndërkohë lidhur me gjimnazin e Likovës "Ismet Jashari" për të cilin disa media kundërshtuan vendimin e miratuar nga Ministria e Arsimit kohë më parë, Kralev tha se për të bërë ndryshime në emrin e gjimnazit qëndrim duhet të marrë këshilli i shkollës.
"Sa I takon gjimnazit në Likovë, në këtë moment mund ta përsëris se mënyra e vetme është që të ngrihet iniciativë e sërishme nga këshilli I shkollës", tha Pançe Kralev, ministër i arsimit.
Me këtë nënkuptohet se gjimnazi "Ismet Jasahri" në Likovë do të vazhdojë të mbaj këtë emër pas asnjë problem, për shkak se nuk paraqet pengesë për udhëheqësinë e shkollës dhe nxënësit që mësojnë aty.
Ndërsa shkollat fillore të Çairit, "Rajko Zhinzifov", "Jane Sandanski", "Nikolla Vapcarov" dhe "Cvetan Dimov", sipas deklaratës së ministrit Kralev, do të presin me muaj vendimin për emrat e rinj si Ismail Qemali, Jashar Bej Shkupi, Imri Elezi dhe Hasan Prishtina. Melihate Rustemi

Free Traffic Exchange