Alsat-M zbulon dokumentin për shpërnguljen e Institutit

2015-08-21 2

Konfirmohet lajmi i publikuar në Alsat M i një jave më parë sipas të cilit Qeveria ka marrë vendim për shpërnguljen e Instituti për trashëgimi shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve në mungesë të ministrave shqiptarë. Pas shumë kundërshtimeve të partnerëve të koalicionit VMRO DPMNE -- BDI se nuk ekziston një dokument i tillë, Alsat M sot sjellë para opinioni faksimilen e dokumentit në fjalë, i cili i mban të gjitha të dhënat për të cilat është folur prej shtatët ditësh. Në dokumentin e Qeverisë që mban datën 1 qershor dhe numrin rendor 41-17/65, ashtu siç njoftuam më 21 qershor, shkruan:
"Me propozim të magjistër Nikolla Popovski, ministër i Jashtëm, Qeveria e ngarkon ministrin e Punës dhe Politikës Sociale, Spiro Ristovski, që në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë, pas bisedave të realizuara me palët e prekura, në bashkëpunim me magjistër Vase Donevski, drejtor në Shërbimin për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, të gjejë hapësirë të përshtatshme për vendosjen e Institutit për trashëgimi shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve dhe të dorëzojë informacion me propozim - zgjidhje në drejtim të shpërnguljes të Institutit nga ish ambasada amerikane në Shkup me qëllim të vendosjes së ambasadës bullgare në këtë objekt. Ndërsa Republika e Maqedonisë ta marrë objektin e ish ambasadës së Mbretërisë Suedeze në Sofje, Republika e Bullgarisë".
Ky dokument është firmosur nga zv/sekretari i Qeverisë, Ilham Ismani, pikërisht më 1 qershor të vitit 2012. Na vazhdim sjellim deklaratat kundërthënëse të zëdhënësit të Qeverisë Muhamet Hoxha dhe ministrit të Punës dhe Politikës Sociale, Spiro Ristovski të dhëna lidhur me këtë çështje.
"Ky dokument nuk është vendim për ta shpërngulur Institutin pra është shqyrtuar kërkesa e Institutit dhe pas propozimeve që do t'i sjell Ministri Ristevski dhe Donevski, atëherë qeveria do të merr vendim që të zhvendos Institutin në vende më të mira", deklaroi Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë.
"Në seancë të qeverisë ramë dakord që fillimisht të sigurohen kushte, respektivisht hapësira të reja për Institutin për trashëgimi shpirtërore të shqiptarëve ndërsa pastaj do të shohim se çfarë do të bëhet me atë objekt dhe a do të jepet apo do të vihet në funksion", tha Spiro Ristovski, Ministër për punë dhe politikë sociale.
Pra shihet qartë se deklaratat e këtyre dy zyrtarëve të Qeverisë, bien tërësisht në kundërshtim me dokumentin e zbuluar, të cilin Alsat M e ka kërkuar edhe zyrtarisht nga Qeveria, por që ende nuk e ka marrë. Deklarata kundërthënëse rreth këtij skandali të zbuluar nga Alsat M ka pasur edhe drejtori i Institutit, Shefqet Zekolli. Fillimisht ai pati thënë se është shqetësuese nëse ekziston një vendim i tillë, ndërsa më pas ndryshoi mendjen duket thënë se Instituti vetë ka kërkuar shpërnguljen. Ndërsa ja se çfarë tha vetëm dy ditë më parë:
"Nuk jam në njohuri të një vendimi të Qeverisë për zhvendosjen e Institutit. Ju lutem unë do të jem më se i lumtur nëse dikush ma prezanto...

Free Traffic Exchange