Australi, fundoset anija me 200 pasagjerë

2015-08-21 4

Të paktën 75 persona humbën jetën ndërsa më shumë se njëqind të tjerë konsiderohen si të zhdukur pas mbytjes së një anije me 200 pasagjerë në bord në ujërat e Oqeanit Indian. Fatkeqësia ka ndodhur rreth 200 kilometra në veri të ishullit të Krishtlindjeve në Australi. Shërbimi i sigurimit detar njoftoi se anija kishte dërguar mesazhe për ndihmë rreth mesditës sipas kohës lokale, ndërsa supozohet që me anijen kishin udhëtuar klandestinë.
"Kemi informata se në anije nuk ka pasur jelekë të mjaftueshëm shpëtimi. Nga aviacioni morëm informata se në trupin e përmbysur të anijes gjenden 40 pasagjerë të mbijetuar. Por, ajo që na shqetëson është se numri i viktimave mund të jetë shumë më i madh", tha Karl O'Kalagan, komandant i policisë.
Për shpëtimin e të mbijetuarve është angazhuar aviacioni ushtarak dhe roja bregdetare e Australisë. Shpeshherë klandestinë nga vendet e Azisë juglindore me anije nisen drejtë ishujve të Krishtlindjeve duke tentuar të arrijnë në Australi. Dhjetorin e vitit të kaluar 200 persona humbën jetën kur një anije me klandestinë duke udhëtuar drejtë Australisë, u fundos në lindje të ishullit indonezian Java. Petar Bllazhevski

Free Traffic Exchange