Quhen "Mjellma e zezë", "Turbo" dhe "Rikoshet". Bëhet fjalë për biçikletat e reja elektrike që muajt e fundit janë bërë një hit i vërtetë i shitjes. Edhe pse në treg janë plasuar si seri eksperimentale, këto automjete transportuese në asortimentin e tyre i përfshinë gjigantët tashmë të njohur të automobilave sikurse AUDI, LEXUS, OPEL dhe FORD. Tregtarët filluan ti fërkojnë duart dhe orientohen që të përgjigjen në kërkesën gjithnjë e më të madhe. Çmimi fillestar i ndonjë marke cilësore është rreth 1.500 euro. Tek biçikletat elektrike motori lëviz me bateri, kurse ajo pastaj e lehtëson vozitjen. Sipas nevojës ndalohet kur hynë në lëvizje pedalet. Tek shumica e modeleve motori mundëson shpejtësinë deri në 25 kilometra në orë. Mirëpo, varësisht nga lloji i motorit, biçikletat mund të arrijnë shpejtësinë deri në njëqind kilometra në orë. Mbushja e baterisë zgjat dy deri katër orë, kurse me një mbushje mund të kalojnë 40 kilometra. Janë shumë ekonomik, thonë inxhinierët dhe përkujtojnë se nëse për një mbushje të karburantit të makinës shpenzohen së paku 50 euro, mbushja e baterive të këtyre biçikletave kushton të paktën 20 cent. Petar Bllazhevski