Propozimi për të qenë president i Republikës nuk duket të ketë qenë surprizë për Artan Hoxhën, analistin dhe opinionistin e njohur në Shqipëri. Në mars të këtij viti, gjatë një interviste televizive vetë Hoxha ka mohuar se do të pranonte të ishte kandidat për Kreun e ri të Shtetit.
Në intervistën për gazetarin Roland Qafoku në Tv Planet, Hoxha deklaron se ka kandidatura që e nderojnë garën.
"Nëse do propozoheshin nga partitë politike ka shumë figura që mund ta nderonin garën presidenciale. Por, unë mund të deklaroj këtu se as nuk e kam ndërmend ta ndërrmarr këtë gjë", ka deklaruar Hoxha në 13 mars 2012.