Terhiqet Zaganjori, Rama: Hapet rruga per konsensus

2015-08-21 0

kryetari i PS, Edi Rama ka komentuar sot pasdite tërheqjen e kandidatit të mazhorancës për presidentin, Xhezair Zaganjori.

"Pas tërheqjes që kandidati që nuk garantonte konsensus fati i Shqipërisë në 100 vjetorin e pavarësisë mbetet në duart e partive. Seanca e sotme në Kuvend dhe djegia e raundit të 3 nuk është ogur i mirë për raundin e katërt. Por, tërheqja e kandidatit jo konsensual, e rihap rrugën e konsensusit dhe i jep mundësi opozitës të konfirmojnë qëndrimin e vet. Ne jemi të vullnetit të japin konsensus për një kandidaturë që duhet identifikuar përmes dialogut. Nëse çdo palë ka të njëjtin vullnet ka mundësi që zgjedhja e presidentit të ri me konsensus të kthehet në një shprehje të aftësisë të Shqipërisë në kërkim të statusit të vendi kandidat", deklaroi Rama.