Berisha takon Ramën: Sillni propozimet tuaja

2015-08-21 0

Kryeministri Berisha u deklarua I palëkundur nga respektimi i Kushtetutës dhe 3 raundeve që ajo përcakton për zgjedhjen e Presidentit të ri.
"Në këtë takim shpreh qëndrimin dhe vendosmërinë e mazhorancës për një përpjekje për zgjidhje konsensuale të këtij problemi, sic e përcakton Kushtetuta. Mazhoranca ka bërë hapat e saj, ka bërë tërheqjet e veta dhe paraqitjen e saj nga një fushë jashtë interesave të ngushta partiake", tha kryeministri.