Së shpejti tenderi i 6-të për hidrocentraleve të reja

2015-08-21 2

Në forumin për zhvillimin e hidrocentraleve të vogla dhe të mesme, ministri i Ekologjisë Abdilaqim Ademi paralajmëroi tenderin e 6 me radhë për ndërtimin e hidrocentraleve. Kapaciteti i tyre do të arrijë 58 megavat me fuqi të instaluar prej 120 gigavat orë energji elektrike në vit. Ky investim kap shifrën prej 120 milion euro. Ademi u shpreh se Qeveria po shqyrton mundësinë të vazhdojë afatin e kontratave për kompanitë të cilat po hasin në probleme për marrjen e lejeve për ndërtim. " Është kërkesë e tyre që të paktën periudha e koncesionimit të llogaritet nga momenti kur merret leja për ndërtimin e hidrocentralit dhe ne shpresojmë që këtë do ta shqyrtojmë dhe ndoshta edhe mund ta pranojmë sepse është kërkesë e arsyeshme", tha Abdilaqim Ademi, Ministër i Ekologjisë. Ndërsa ministri i Ekonomisë Valon Saraçini tha se aktualisht janë ndërtuar 5 hidrocentrale të vogla dhe të mesme. Ai u shpreh se kompanitë që kanë pasur probleme gjatë marrjes së lejeve, u është zgjatur marrëveshja për aq kohë sa është vonuar e gjithë procedura. "Fakt është se kemi pasur probleme lidhur me procedurat administrative dhe burokracinë me të cilat kanë hasur kompanitë në institucionet shtetërore , mirëpo qëndrimi im ka qenë i qartë dhe ne kemi bërë me dije se të gjitha kompanitë që kanë patur probleme me institucionet shtetërore dhe për tërë at kohën që kanë pritur për të marrë ndonjë mendim apo vendim nga ana institucioneve ne do t'ua vazhdojmë afatin dhe në ata në këtë mënyrë do të mund të kyçen në procesin e ndërtimit", tha Valon Saraçini, Ministër i Ekonomisë . Hidrocentralet e vogla do të ndërtohen në rrjedhën e lumenjve Pena, Bistrica, Bërza Voda, Kriva Reka dhe disa lumenj të tjerë. Ai u shpreh se energjia e prodhuar në hidrocentralet e vogla pritet të lidhet me rrjetin e distribuimit në vend. Deri tani janë firmosur 68 marrëveshje për ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike, kurse deri në fund të vitit numri i hidrocentraleve të ndërtuara të arrijë në 10. Nevzat Mamuti

Free Traffic Exchange