TIRANE- Ka zgjatur vetëm 15 minuta takimi mes kryeministrit Berisha dhe kryetarit të PBDNJ, Vangjul Dule për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Pas takimit Dule deklaroi se politika duhet të çojë të mërkurën në Kuvend kandidatin e saj, ku sipas të gjitha gjasave, sipas tij, Fatos Nano është një kandidat potencial. Nga ana e tij kryeministri deklaroi se "nëse s'ka konsensus nuk votojmë nesër në Kuvend.