Marrëveshjet kolektive, LSM dhe MPPS harmonizojnë qëndrimet

2015-08-21 1

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Spiro Ristovski dhe përfaqësuesit e dy sindikatave përfaqësuese sot ranë dakord për marrëveshjen e përgjithshme kolektive për të punësuarit në sektorin publik. Me këtë marrëveshje do të përcaktohet se kush i takon në sektorit publik, pastaj do të dihet edhe sa përqindje duhet të arrijnë kompensimet për ushqim dhe transport, si dhe ajo që në kohët e grevës pronari duhet të paguajë kontribute për punëtorët, pa marrë parasysh se nuk kanë punuar. Marrëveshja Kolektive është e detyrueshme për të gjithë punëdhënësit dhe punëtorët në sektorin publik, përkatësisht për të gjithë ata që marrin rrogë nga buxheti.
"Me marrëveshjen kolektive rregullohen dhe rirregullohen të drejtat dhe detyrimet e punëtorëve dhe punëdhënësve të sektorit publik. Kushtet dhe mënyra e realizimit e të drejtave dhe detyrimeve për të zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të ndërsjella", deklaroi Spiro Ristovski, ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale.
"Nuk kishim afate të përcaktuara deri kur duhet të vlejnë marrëveshjet e reja kolektive dhe kur të përfundojnë. Tani i përcaktuam. Të gjitha negociatat e ardhshme për marrëveshje kolektive në sektorin publik duhet të përfundojnë me shtatorin, përkatësisht deri në miratimin e projektbuxhetit të Maqedonisë. Arritëm deri tek një zgjidhje, sepse shpeshherë përcaktuam politika të caktuara në pjesën e rrogave dhe kompensimeve, kurse ndodhte që me buxhetin të arrijmë në pozicione më ndryshe", tha Zhivko Mitreski, kryetar i LSM.
Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive për sektorin publik që është në përgatitje e sipër, është në fazën përfundimtare dhe pritet të nënshkruhet deri në fund të muajit të ardhshëm, pasi do të pasojë procedura e harmonizimit të saj me marrëveshjet kolektive të degëve. Verica Pavlloska