Socialistët dhe demokratët nuk kanë gjetur dot gjuhën e përbashkët lidhur me zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit. Negociatat nisën në orën 11.00, në niveline drejtuesve të grupeve kuvendor, ku PD përfaqësohej nga Astrit Patozi dhe Edmond Spaho, ndërsa PS nga Gramoz Ruçi dhe Sajmir Tahiri.