Familjarët reagojnë për arrestimin e Kastriot Fejzos

2015-08-21 6

Pas arrestimit të 43-vjeçarit shqiptar në Athinë , Kastriot Fejzo kane reaguar familjaret e tij. Ata deklarojnë se 43-vjeçari, babai i 4 fëmijëve nuk është fajtor për akuzat që janë ngritur kundrejt tij. Sipas tyre, Kastrioti, cili akuzohet për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e pesë të tjerëve, ngjarje kjo e ndodhur në qershor të 97-të, në qytetin e Ersekës, nuk ka qene i pranishëm në vendin e ngjarjes, qe ndodhi 15 vjet më parë dhe kjo sipas tyre vërtetohet me dokumente dhe dëshmi të familjarëve të vetë viktimave.