Hedhja është realizuar në jug të Anglisë mbi Henley-on-Thames. Shpejtësia e zbritjes e cila zgjati vetëm pak minuta kishte kaluar 130 km në orë. Connery u hodh mbi një grumbull të madh të përbërë prej 18.600 kutish për të minimizuar sadopak tronditjen. Pas zbritjes së suksesshme spektatorët arritën të marrin frymë lirisht.
Dubluesi i njohur i filmave "Harry Potter" dhe "James Bond", në një intervistë për Sky News e cilësoi provën si fantastike dhe tha se zbritja ishte shumë e rehatshme dhe e butë.
"Llogaritë më dolën në rregull prandaj jam shumë i lumtur", citon Start fjalët e Conneryt, ndërkohë që bashkëshortja e tij shpreh gëzimin e saj pas kalimit me sukses të provës. Alsat-M