Kryesia e PD nuk ka dalë me asnjë emër konkret si kandidat për President, ndryshe nga sa pritej. Mbledhja ka zgjatur vetëm 40 minuta gjatë të cilëve kryeministri Berisha, ka folur mbi kriteret që duhet të përmbushë kandidati, mënyrën se si duhet të zhvillohet procesi, ndërsa është përcaktuar edhe ekipi që do të negocioje. Në përbërje të tij janë kreu i PD, Berisha, nënkryetari i kësaj partie, Astrit Patozi si dhe anëtari i kryesisë së kësaj partie, Edmond Spaho.