Shkup, kujtohen viktimat e tragjedisë së Himarës

2015-08-21 11

Katër ditë pas aksidentit tragjik në Himarë edhe disa nxënës të shkollave të mesme në Shkup përmes një interpretimi të muzikës pikëlluese ndanë dhembjen me familjarët e 13 viktimave të tragjedisë. Ata i dërguan ngushëllimet e tyre nga sheshi 'Skënderbeu' me porosi që të bëhen të fortë dhe pikëllimin ta kthejnë në forcë.
"Sot kemi dal që të solidarizohemi me të gjithë bashkëkombësit tanë në Shqipëri. Dihet se studentët janë forca e një kombi dhe humbja e secilit prej tyre është një humbje e madhe për gjithë ne si komb. Shqipëria ka humbur një tufë lulesh pranverore që nuk arritën t'i nuhasin vogëlushët e bankave shkollore por lusim Zotin t'i shpërblej me parajsë dhe u prehshin në paqe hyjnore", deklaroi Arlinda Baftiu, nxënëse.
"Ne sot kemi dal me një moto ' e ndajmë dhimbjen me ju sepse kemi një gjak', duke pasur parasysh këtë moto ne jemi shqiptar dhe ndjejmë pikëllim dhe tronditje njëjtë si populli shqiptar në Shqipëri. Ne rinia shqiptare në Maqedoni nga këtu i shprehim ngushëllimet më të thella familjeve shqiptare të viktimave të studentëve. Lusim Zotin që studentët të jenë të shpërblyer me parajsë", tha Ariton Rama, nxënës.
Si pasojë e aksidenti tragjik në Himarë humbën jetën 13 student të Universitetit "Aleksandër Xhuvani, përfshirë dhe drejtuesin e autobusit ndërsa u plagosën 26 të tjerë. Sipas policisë së shtetit shqiptar shkaku kryesor për aksidentin në Himarë ka qenë mos rregullimi i shpejtësisë në këtë aks rrugor nga drejtuesi i mjetit duke bërë që mjeti të dalë jashtë kontrollit dhe të përfundoj në humnerë ndërsa aksi rrugor I plotëson të gjitha parametrat duke filluar nga sinjalistika e nevojshme dhe parmakët anësor mbrojtës. Gjyltene Rexhallari