Xhaferri: 'Zgjedhjet e parakohshme nuk janë zgjidhje për dalje nga situata'

2015-08-21 0

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk do t'i ndihmonin Maqedonisë që të anëtarësohet në NATO dhe BE apo në zgjidhjen e çështjes së emrit. Kështu u shpreh zv/kryeministri për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit Musa Xhaferi, i cili madje tha se zgjedhjet eventuale akoma më shumë do ta rëndonin procesin politik në vend ndërsa do të prolongohej edhe arritja e kompromisit me Greqinë rreth çështjes së emrit.
"Nuk do të ndikojë në procesin apo kushtin që kërkohet për të qenë anëtare të NATO-s, të gjithë e dimë se kushti është çështja e emrit me Greqinë, dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk do të ndikojnë por përkundrazi do të kërkojnë më shumë kohë sikurse është rasti në Greqi ku do të përsëriten zgjedhjet dhe para se te përfundojnë zgjedhjet asnjë qëndrim nuk mund të merret pa formimin e qeverisë greke, kështu do të ndodh edhe te ne...besoj se në korrik kur do të kemi qeveri të re në Greqi me siguri do të ketë kontakte dhe do të shkohet drejt gjetjes së zgjidhjen me ndihmën e miqve tonë" , deklaroi Musa Xhaferi, zv/kryeministër për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.
Xhaferi duke komentuar samitin e Çikagos tha se Maqedonia me të drejtë priste që të marrë ftesë për anëtarësim por sipas tij edhe njëherë u vërtetua se pengesa kryesore për integrimet e vendit është çështja e emrit. Xhaferi tha se Maqedonia do të vazhdojë të jetë pjesëmarrëse e NATO-s ndërsa tha se qeveria do të intensifikojë komunikimin me fqinjin jugor sapo të formohet qeveria e re greke.
"Pa e gjet kompromisin çmimi mund të jetë më i lartë dhe ne besojmë që do të ketë komunikim me intensiv pas zgjedhjeve në Greqi rreth gjetjes së një modusi, një kompromisi për t'u anëtarësuar në NATO e cila do të krijojë klimë shumë pozitive nga aspekti i sigurisë, kurse procesi i integrimit evropian është një proces që ne do t'i përmbushim obligimet që po parashtrohen me procesin e bisedimeve tani me dialogun e nivelit të lartë ndërsa ne shpresojmë se brenda vitit do të hapen bisedimet zyrtare për anëtarësim në BE", tha Musa Xhaferi, zv/kryeministër për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.
Xhaferi këto komente i bëri pas takimit me Kryetaren e Këshillit Nacional të Austrisë, Barbara Pramer, e cila qëndron në vizitë disaditëshe zyrtare në vend. Pramer takoi edhe zv/kryeministren për çështje evropiane Teuta Arifi, të cilat diskutuan kryesisht për zbatimin e obligimeve në kuadër të Dialogut paraqasës të nivelit të lartë. Semra Jakupi