VOSKOPOJE- Grabiten dy monumente kulti të kategorisë së parë në fshatin turistik të Voskopojës. Këtë herë pre e grabitësve ka rënë këmbanarja 300 vjecare e kishës së "Shën Marisë" si dhe disa ikona dhe orendi kishtare të vjetra në kishën e "Shën Thanasit", e cila plackitet për të gjashtën herë brenda një harku të shkurtër kohor. Objektet e kultit me vlera të rralla historike dhe kulturore janë grabitur gjatë orëve të vona të mbrëmjes, ndërsa janë konstatuar nga roja në orët e para të mëngjesit.